Përdorimi i biçikletave të përbashkëta në Kinë rrit qëllimet e gjelbra
2022-09-19 14:54:11

nga VCG

nga VCG

Përdorimi i biçikletave të përbashkëta në Kinë po ndihmon në arritjen e qëllimeve të gjelbra të vendit pasi aktiviteti i pedalimit kontribuon në reduktimin e karbonit, shkruan “China Daily”.

Gjatë vitit të kaluar, përdoruesit e biçikletave të përbashkëta dhe e-biçikletave përmes platformës së internetit “Meituan” kanë kursyer 436,500 tonë dyoksid karboni duke ecur me biçikletë, bëri të ditur kompania në një raport të publikuar në kuadër të Ditës Botërore të Çiklizmit.

Sipas raportit, çiklizmi po bëhet gjithnjë e më i modës në të gjithë vendin. Në Pekin, përdoruesit e biçikletave të përbashkëta të “Meituan” përfunduan një kilometrazh total me biçikletë prej 850 milionë km, duke ndihmuar në uljen e 41.100 tonë dyoksid karboni.

Në vitin 2021, prodhimi i biçikletave në Kinë arriti në 76.397 milionë njësi, me një rritje prej 1.5 për qind nga viti në vit. Prodhimi i biçikletave elektronike arriti në 45.511 milionë njësi, duke u rritur 10.3 për qind krahasuar me vitin 2020, sipas Shoqatës së Biçikletave të Kinës. (Fatosi)