“Huawei Cloud” synon të fuqizojë 10.000 biznese fillestare në 3 vjet
2022-09-18 11:09:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Huawei Cloud” njoftoi se synon të fuqizojë 10.000 start-up-e me potencial të lartë në mbarë botën në tre vitet e ardhshme për t'i ndihmuar që të fillojnë biznes brenda platformës “cloud” të kompanisë, bën të ditur “China Daily”.

Në një samit të mbajtur në Shenzhen, në provincën Guangdong, “Huawei Cloud” lançoi një platformë inovative “cloud” dhe premtoi të investojë për të ndihmuar bizneset fillestare.

Ajo gjithashtu ka lançuar një përshpejtues “Huawei Cloud” së bashku me investitorë të njohur në industri për të fuqizuar start-up-et globale. (Irma)