Shitjet me pakicë në Kinë u rritën me 5.4 për qind në gusht
2022-09-18 10:52:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën me 5.4 për qind nga viti në vit në gusht, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Rritja u përshpejtua nga shifra 2.7 për qind e regjistruar në korrik.

Shitjet me pakicë të vendit të mallrave të konsumit arritën në 3.63 trilionë juanë (rreth 523.2 miliardë dollarë amerikanë) në gusht, citon “Xinhua” statistikat.

Në tetë muajt e parë të vitit, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë qëndruan në 28.26 trilionë juanë, 0.5 për qind më shumë nga viti në vit.  (Irma)