Ekspertët vlerësojnë lidhjen Kinë-Afrikë në teknologjitë e energjisë diellore
2022-09-16 14:30:51

Aleanca Ndërkombëtare Diellore në fund të gushtit mbajti takimin e 4-të të Komitetit Rajonal në Addis Abeba, kryeqyteti etiopian, ku ministrat afrikanë të energjisë diskutuan zgjidhjet afatgjata për mungesat e energjisë në Afrikë duke përdorur burimet e energjisë diellore. Ekspertët dhe politikëbërësit kanë lavdëruar lidhjen ekzistuese midis Kinës dhe Afrikës në përdorimin e teknologjive të energjisë diellore. Vetëm në Etiopi po ndërmerren 25 projekte të energjisë diellore nga “China Electric Power Equipment & Technology Co., Ltd”.

Ekspertët dhe politikëbërësit kanë lavdëruar lidhjen ekzistuese midis Kinës dhe Afrikës në përdorimin e teknologjive të energjisë diellore.

Duke folur për “Xinhua” së fundmi, Ajay Mathur, drejtor i përgjithshëm i Aleancës Ndërkombëtare Diellore (ISA), nënvizoi përfshirjen dhe potencialin e madh të Kinës në drejtim të realizimit të kërkimit të Afrikës për zhvillimin e energjisë diellore.

nga VCG

nga VCG

"Ekziston një lidhje e fortë mes prodhuesve kinezë të teknologjisë së energjisë diellore dhe përdoruesve afrikanë të kësaj teknologjie",- tha Mathur.

Duke theksuar se përvoja globale në zhvillimin e mini-rrjeteve diellore është e kufizuar, Mathur u bëri thirrje kompanive ndërkombëtare që të fokusohen në projektet e stacioneve të energjisë fotovoltaike jashtë rrjetit në Afrikë, në mënyrë që njerëzit që jetojnë në zonat rurale dhe të largëta të kontinentit të mund të marrin dritë.

"Kina është furnizuesi më i madh i pajisjeve të energjisë diellore në të gjithë botën dhe në Afrikë në veçanti",- tha drejtori i përgjithshëm Mathur, duke vënë në dukje se shumë panele diellore dhe bateri që përdoren në Afrikë janë me origjinë kineze.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Aleancës Ndërkombëtare Diellore, rajoni afrikan është i bekuar me potencial të pakufizuar për energji të rinovueshme, duke përfshirë energjinë e bollshme diellore.

Mathur, megjithatë, tha se pavarësisht potencialit të lartë teknologjik në Afrikë dhe nevojës urgjente për adaptim të përshpejtuar të sistemeve diellore, nuk ka pasur një vendosje uniforme për shkak të kufizimeve financiare dhe papërshtatshmërisë së teknologjive që përdoren në kontinent.

"Ne po punojmë për mobilizimin e 1 trilion dollarëve amerikanë në investime për një shtrirje masive të teknologjive të energjisë diellore dhe zgjerimin e tregjeve diellore në kontinent",- tha Mathur.

Sipas drejtorit të përgjithshëm, Aleanca Ndërkombëtare Diellore po lehtëson zgjidhje të ndryshme, duke përfshirë pompat diellore të ujit dhe parqet diellore dhe po krijon mekanizma për financim të përzier.

nga VCG

nga VCG

Aleanca Ndërkombëtare Diellore mbajti takimin e 4-të të Komitetit Rajonal në Addis Abeba, kryeqyteti etiopian, në fund të gushtit, duke mbledhur ministrat afrikanë të energjisë për të diskutuar zgjidhjet afatgjata për mungesat e energjisë në Afrikë duke përdorur burimet e energjisë diellore.

Ministri etiopian i Energjisë, Sulltan Wali, tha se janë 25 projekte të energjisë diellore që po ndërmerren nga “China Electric Power Equipment & Technology Co., Ltd.” në pjesë të ndryshme të Etiopisë me financim të marrë nga Banka Botërore.

Sipas Ministrisë etiopiane të Energjisë, kompanitë kineze kanë ndërmarrë projekte të stacioneve të energjisë fotovoltaike jashtë rrjetit (PV) në shtetet rajonale Somali dhe Gambella, duke ndihmuar përfundimisht mijëra njerëz që të kenë akses në energji elektrike.

"Përfshirja e Kinës në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Etiopi është shumë e madhe. Etiopia po përdor teknologjinë dhe fuqinë punëtore kineze për të zhvilluar burimet e saj të energjisë së rinovueshme",- tha Wali për “Xinhua”.

Takimi i 4-të i Komitetit Rajonal zhvilloi edhe një diskutim me sektorin privat duke u fokusuar në prodhimin, lëvizshmërinë elektrike të bazuar në energjinë diellore, mini-rrjetet, pompat diellore dhe aplikime të tjera.

Në takim u theksua se me ndërhyrjet e duhura, qasjen e planifikuar dhe mbështetjen e lidershipit, Afrika mund të lëvizë drejt ofrimit të energjisë elektrike për 600 milionë njerëz duke mbështetur rritjen ekonomike, vendet e punës dhe një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në rajon.

nga VCG

nga VCG