Kina synon të ketë 220 zona kombëtare të teknologjisë së lartë deri në vitin 2025
2022-09-16 13:25:50

Foto: VCG

Kina ka krijuar 173 zona kombëtare të teknologjisë së lartë deri më tani dhe synon ta rrisë numrin në 220 deri në fund të periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), bëri të ditur Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, citon “Xinhua”.

Li Youping, një zyrtar i ministrisë, tha në një konferencë për shtyp se vlera totale e prodhimit të zonave kombëtare të teknologjisë së lartë u rrit nga 5.4 trilionë juanë (rreth 781.3 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2012 në 15.3 trilionë juanë më 2021-shin.

Në vitin 2021, zonat kombëtare të teknologjisë së lartë gjeneruan 13.4 për qind të PBB-së me 2.5 për qind të tokës së vendit për ndërtim, shtoi ai.

Në konferencën për shtyp u bë e ditur se gjatë dekadës së fundit, zonat kombëtare të teknologjisë së lartë kanë bërë përparime të mëdha në fusha të tilla si informacioni kuantik, hekurudhat me shpejtësi të lartë, sistemi satelitor i navigimit “BeiDou”, avionët e mëdhenj të prodhuar në vend dhe komunikimet 5G.

Deri në vitin 2025, Kina synon të ketë rreth 220 zona kombëtare të teknologjisë së lartë, duke mbuluar shumicën e qyteteve të saj në nivel prefekture në pjesën lindore të vendit dhe qytetet kryesore në nivel prefekture në pjesët qendrore dhe perëndimore. (Irma)