Kina u hap dritën e gjelbër projekteve të reja të energjisë bërthamore
2022-09-15 17:54:47

Kina ka miratuar dy termocentrale bërthamore, duke kërkuar që ata të jenë "absolutisht të sigurt", sipas vendimeve të marra në një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit të kryesuar nga kryeministri kinez Li Keqiang të mërkurën.

Dy projektet janë: faza e dytë e centralit bërthamor "Zhangzhou" në provincën Fujian të Kinës Jugore dhe faza e parë e centralit bërthamor "Lianjiang" në provincën Guangdong, po në Kinën Jugore, raportoi të mërkurën Grupi Mediatik i Kinës.