Kina lëshon satelitin Zhongxing-1E
2022-09-15 11:00:28

Foto: Xinhua

Kina lëshoi të martën me sukses në hapësirë një satelit të ri.

Sateliti, Zhongxing-1E u lëshua në orën 21:18  me kohën e Pekinit nga një version i modifikuar i raketës transportuese “Long March-7” dhe hyri me sukses në orbitën e planifikuar, bëri të ditur “Xinhua”.

Sateliti do të ofrojë shërbime me cilësi të lartë të transmetimit të zërit, të dhënave, radios dhe televizionit.

Ky ishte misioni i 437-të për raketat mbajtëse të serisë “Long March”. (Elona)