BE-ja kritikon “Projektligjin e uljes së inflacionit” të ShBA-së për përmbajtje diskriminuese
2022-09-15 16:43:43

Ditët e fundit ShBA-ja miratoi “Projektligjin e uljes së inflacionit”, i cili përfshin lehtësime tatimore për konsumatorët, që blejnë automjete elektrike të montuara në ShBA ose në rajone që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me ShBA-në. Bashkimi Europian e kritikoi projektligjin për përmbajtje diskriminuese. 

Komisioneri Europian për Tregtinë, Valdis Dombrovskis, u shpreh se BE-ja është e shqetësuar për këtë projektligj me dispozita diskriminuese dhe po shqyrton nëse ai është në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Gazeta gjermane “Handelsblatt” vuri në dukje se kjo masë e ShBA-së ka si qëllim t’i bëjë automjetet amerikane më të pëlqyera se automjetet e vendeve të tjera. Gazeta franceze “Le Monde”, nga ana e saj, raportoi se promovimi së bashku nga demokratët dhe republikanët në ShBA i kthimit të proteksionizmit tregtar “është bërë realitet”.  (Fang Xiaoyu/Artan)