Qeveria çeke miraton kufirin e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit
2022-09-14 13:12:03

Foto: VCG

Qeveria çeke miratoi një kufi të çmimit për energjinë elektrike dhe gazin pas një takimi të jashtëzakonshëm të hënën në mbrëmje.

Sipas kryeministrit Petr Fiala, familjet dhe bizneset do të paguajnë një maksimum prej gjashtë korona çeke (25 cent dollarë amerikanë) për kilovat-orë (kWh) energji elektrike dhe një maksimum prej tre korona për kWh gaz, që të dyja përfshijnë taksën e vlerës së shtuar (TVSH).

Ministri i Financave Zbynek Stanjura tha se ndikimi në buxhetin e shtetit do të jetë në rreth 130 miliardë korona. Këto kosto mund të mbulohen nga të ardhurat nga kompanitë shtetërore, një tatim fitimi i propozuar rishtazi dhe të ardhurat nga lejimet e emetimeve, citon “Xinhua”.

Ministri shtoi se tatimi i ri mbi fitimin e papritur i diskutuar të hënën nga qeveria mund të mbulojë deri në 70 miliardë korona vetëm deri në vitin e ardhshëm. Megjithatë, zbatimi i kësaj takse duhet të ketë parasysh një taksë të ngjashme të diskutuar në nivel të Bashkimit Evropian, të cilën Komisioni Evropian pritet ta prezantojë këtë javë.

Inflacioni në vend më në fund u ngadalësua pas 13 muajsh por është ende shumë mbi kufirin e tolerancës së Bankës Kombëtare Çeke. Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 34,6 për qind dhe gazit me 61.4 për qind. Më 3 shtator, rreth 70.000 njerëz zbritën në sheshin “Wenceslas” në Pragë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe bënë thirrje për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike. (Elona)