Seminar në Bangladesh për thithjen e investimeve nga Hong Kongu i Kinës
2022-09-14 13:10:21

Hong Kong (Foto:VCG)

Në Bangladesh është mbajtur një seminar për thithjen e investimeve nga Hong Kongu i Kinës. Dhjetëra biznesmenë kryesorë nga Bangladeshi ndoqën seminarin të hënën, i cili u mbajt bashkërisht nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Dhakës dhe Këshilli i Zhvillimit të Tregtisë së Hong Kongut (HKTDC). Sekretarja e Sektorit të Marrëdhënieve Ekonomike të Bangladeshit, Sharifa Khan, tha se bizneset e Bangladeshit duhet të kërkojnë mundësi të reja në Hong Kongun e Kinës, citon “Xinhua”.

Ajo bëri thirrje për mbështetje nga autoritetet e Hong Kongut për të trajnuar njerëzit e Bangladeshit, duke thënë se Hong Kongu ka një mundësi për të investuar më shumë në zonat ekonomike të Bangladeshit të orientuara nga eksporti.

Ministri i Tregtisë së Bangladeshit, Tipu Munshi, tha se çdo investim në Bangladesh është një mundësi e artë për investitorët e huaj pasi që atje  mund të eksportojnë lehtësisht produktet e tyre në të gjithë botën.

Rajesh Bhagat, konsulent i Këshillit të Zhvillimit të Tregtisë së Hong Kongut për Azinë Jugore, tha se Bangladeshi ofron mundësi të shkëlqyera investimi për të huaj.

Ai tha se veshjet e gatshme të vendit, tekstilet, inxhinieria e lehtë dhe produktet prej lëkure ishin sektorë premtues për investitorët. (Elona)