Sistemi i parë i kontrollit fotovoltaik të frekuencës parësore në Kinë lidhet me rrjetin
2022-09-13 21:06:18

Foto/CGTN: Një pamje e sistemit të parë të kontrollit fotovoltaik të frekuencës parësore të Kinës u lidh së fundmi me rrjetin.

Foto/CGTN: Një pamje e sistemit të parë të kontrollit fotovoltaik të frekuencës parësore të Kinës u lidh së fundmi me rrjetin.

Kina vuri së fundmi në funksionim sistemin e vet të parë të kontrollit fotovoltaik të frekuencës parësore për energjinë e re në qytetin Daqing të provincës verilindore Heilongjiang.

Sistemi është lidhur me rrjetin dhe funksionon prej një muaji, sipas Kompanisë së Ndërtimit të Hidrocentraleve “Huanghe”, përgjegjëse për zbatimin e projektit.

Instalimi i suksesshëm dhe vënia në funksionim në vijim është një hap tjetër domethënës në zhvillimin e sistemit fotovoltaik të lidhur me rrjetin i Kinës, pasi e bën më të lehtë kontrollin dhe ruajtjen e frekuencës.

Kontrolli i frekuencës brenda kufijve të paracaktuar në një sistem të energjisë elektrike është thelbësor për të siguruar kushte të sigurta funksionimi dhe furnizimin me energji për të gjithë përdoruesit ose ngarkesat e lidhura. Çrregullimet e papritura mund të krijojnë probleme për ngarkesat e lidhura ose edhe të shkaktojnë prishje të sistemit.

Teknika e kontrollit të frekuencës parësore e përdorur në depërtimin fotovoltaik në rrjetet e energjisë është e mundimshme dhe shkakton shumë probleme teknike, sepse energjia fotovoltaike nuk ka energji kinetike ose inerci që është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të frekuencës dhe këndit të rotorit gjatë problemeve.

Platforma Kombëtare Eksperimentale e Demonstrimit të Fotovoltaizmit dhe e Ruajtjes së Energjisë “Daqing” është tani i vetmi central i ri i energjisë i lidhur me rrjetin me një rotor, titanat litiumi dhe superkondensatorë si pajisje të ruajtjes së energjisë, të afta për të menaxhuar kontrollin e frekuencës. 

Projekti është autorizuar në nëntor 2021, ndërsa ndërtimi i tij ka përfunduar në prill të këtij viti. (Fang Xiaoyu/Artan)