Mbi 480 marrëveshje të nënshkruara në panairin ndërkombëtar të investimeve në Xiamen të Kinës
2022-09-13 11:04:08

Foto: VCG

Mbi 480 marrëveshje projektesh u nënshkruan në Panairin e 22-të Ndërkombëtar të Kinës për Investime dhe Tregti (CIFIT) në Xiamen, provincën Fujian të Kinës lindore, njofton “Xinhua”.

Investimi total i marrëveshjeve arriti në 342 miliardë juanë (rreth 49.5 miliardë dollarë amerikanë), treguan të dhënat paraprake të dielën.

Mbi 800 grupe industriale dhe tregtare, më shumë se 4000 kompani dhe rreth 60.000 përfaqësues të biznesit nga më shumë se 90 vende dhe rajone morën pjesë në eventin katërditor, që u zhvillua me prani fizike dhe “online”.

Në këtë panair pati konferenca dhe forume të rëndësishme, bisedime për investime dhe takime të përputhjes së projekteve. Ai u fokusua në tema të tilla si teknologjitë digjitale, investimet e gjelbra, nisma “Një brez, një rrugë”, bashkëpunimi BRICS dhe bashkëpunimi tregtar RCEP. (Fatosi)