Shangai sheh rritje të fuqishme të tregtisë së jashtme
2022-09-13 13:07:27

Foto: VCG

Tregtia e jashtme e Shangait mbajti rritje dyshifrore nga viti në vit në korrik dhe gusht, me vëllimin e përgjithshëm në tetë muajt e parë të 2022 duke pasur rritje pozitive, bëri të ditur Zyra e Doganës, njofton “Xinhua”.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Shangait nga janari deri në gusht arriti në 2.7 trilionë juanë (rreth 390 miliardë dollarë amerikanë), 4.8 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke rikthyer një rënie të lehtë nga viti në vit në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të ndikimit të Covid-19.

Në korrik, vëllimi i importeve dhe eksporteve të bashkisë theu një rekord mujor, duke tejkaluar për herë të parë 400 miliardë juanë. Në gusht, tregtia e jashtme u rrit me 15.8 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Zbatimi i masave që synojnë lehtësimin e tregtisë përballë epidemisë është përshpejtuar, thanë zyrtarët doganorë, duke shtuar se Shangai dhe rajoni i deltës së lumit Yangtze pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit të tregtisë së jashtme të përgjithshme të Kinës. (Fatosi)