Guterres: Vendet e zhvilluara, përgjegjëse për shumicën e emetimeve të gazeve serrë
2022-09-12 10:41:09

Foto:VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se ekonomitë e zhvilluara janë përgjegjëse për shumicën dërrmuese të emetimeve të gazeve serrë në atmosferë gjatë historisë, njofton “Xinhua”.

Deklarata e shefit të OKB-së u bë gjatë një konference shtypi në qytetin port jugor të Pakistanit, Karaçi, gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Njerëzit që jetojnë në kushte të cenueshmërisë së lartë klimatike, përfshirë Azinë Jugore, kanë 15 herë më shumë gjasa të vdesin nga ndikimet klimaterike, që po rriten jashtë mase”,- tha Guterres, i cili shtoi se gati gjysma e njerëzimit është tani në këtë kategori dhe shumica dërrmuese është në botën në zhvillim.

Pas fatkeqësisë së përmbytjeve që ka vuajtur Pakistani, shefi i OKB-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë një mekanizëm të ri të lehtësimit të borxhit për vendet e prekura.