Prodhimi i baterive në Kinë shënoi rritje me 121 për qind në gusht
2022-09-12 11:32:28

Foto:VCG

Kapaciteti i instalimit të baterive në Kinë regjistroi rritje të shpejtë në gusht mes bumit të tregut të automjeteve me energji të re (NEV), treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Muajin e kaluar, kapaciteti i instaluar i baterive për NEV-të u rrit me 121 për qind, nga viti në vit, në një total prej 27.8 gigavat-orë, bëri të ditur Shoqata kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Konkretisht, në makinat NEV u instaluan rreth 17.2 gigavat-orë bateri litium fosfat hekuri (LiFePO4), 138.6 për qind më shumë se një vit më parë, duke përbërë 62 për qind të totalit mujor.

Sipas shoqatës, tregu NEV në Kinë vazhdoi të ruajë vrullin e rritjes në gusht, me shitjet që u dyfishuan krahasuar me gushtin 2021 në 666.600 njësi. (Fatosi)