Kina siguron 150 milionë juanë të tjerë për lehtësimin e tërmetit në Sichuan
2022-09-10 18:39:53

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina caktoi 150 milionë juanë të tjerë (rreth 21.7 milionë dollarë amerikanë) nga fondet qendrore të ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore për të mbështetur provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, të goditur nga tërmeti me magnitudë 6.8.

Të alokuara së bashku nga Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, fondet do të përdoren për kërkimin, shpëtimin dhe zhvendosjen e njerëzve të goditur nga fatkeqësia, kompensimin e viktimave, eliminimin e rreziqeve, si dhe riparimin e banesave të dëmtuara, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, citon “Xinhua”.

Të dy autoritetet ndanë 50 milionë juanë fonde për shpëtim dhe ndihmë nga tërmeti për provincën Sichuan të hënën pas tërmetit.

Ministria e Financave i kërkoi autoritetit financiar vendor që të shpërndajë fondet në zonat e goditura nga tërmeti, të forcojë menaxhimin e fondeve dhe të ndjekë nga afër situatën, në mënyrë që të mbrohen plotësisht njerëzit dhe pronat e tyre. (Irma)