Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së do të shfaqë mallin e kinezëve për familjen dhe atdheun
2022-09-09 21:30:35


Në orën 20:00 të së premtes do të shfaqet për të gjithë kinezët Galaja e Festës së Mesvjeshtës e Grupit Mediatik të Kinës.

Sivjet, si vend i organizimit të galasë u zgjodh Zhangjiagang-u, një qytet ujor.

Në këtë Gala të Festës së Mesvjeshtës, tre astronautët kinezë në stacionin hapësinor të Kinës do të regjistrojnë një video urimi për të gjithë kinezët.

Galaja do të fokusohet te "kultura e hënës" e Festës së Mesvjeshtës, duke shfaqur traditat e festës, mallin për vendlindjen dhe dashurinë për familjen e atdheun.

Gjatë galasë, Grupi Mediatik i Kinës do të shfrytëzojë teknologjinë e re për të krijuar një skenë në qytetin ujor dhe kopshtet e qytetit Suzhou.  (Xu Guang)