500 ndërmarrjet kryesore të Kinës patën rritje të shpejtë të fitimit në vitin 2021
2022-09-07 10:48:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

500 ndërmarrjet kryesore të Kinës raportuan rritje të shpejtë të të ardhurave dhe fitimeve në vitin 2021, tregoi një raport i renditjes industriale të martën.

Lista e vitit 2022 e 500 ndërmarrjeve më të mira kineze u publikua nga Konfederata e Ndërmarrjeve të Kinës dhe Shoqata e Drejtorëve të Ndërmarrjeve të Kinës.

500 kompanitë më të mëdha kanë gjeneruar të ardhura të kombinuara prej 102.48 trilionë juanë (14.83 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 202, një rritje prej 14.08 për qind nga viti i kaluar dhe duke tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 trilionë juanë, bën të ditur “Xinhua”.

Fitimet neto të këtyre kompanive arritën në 4.46 trilionë juanë vitin e kaluar, 9.63 për qind më shumë se një vit më parë. Korporata Shtetërore e Rrjetit të Kinës u rendit e para në listë, me të ardhura operative prej 2.97 trilionë juanë në vitin 2021, e ndjekur nga Korporata Kombëtare e Naftës dhe Korporata Petrokimike e Kinës.

Kërkimi dhe zhvillimi ka qenë në krye të agjendës së ndërmarrjeve. Inputi i tyre në kërkim e zhvillim arriti në 1.45 trilionë juanë. (Elona)