Ekipi i punës i Këshillit të Shtetit në Sichuan-in e goditur nga tërmeti
2022-09-07 10:34:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këshilli Shtetëror i Kinës ka dërguar një ekip pune për të udhëhequr punën e shpëtimit dhe ndihmës pas tërmetit 6.8 ballë në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Ekipi i ndihmës përbëhet nga anëtarë nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, Ministria e Sigurisë Publike, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe autoritete të tjera.

Në funksion të ashpërsisë së fatkeqësisë, zyra e selisë së ndihmës ndaj tërmeteve të Këshillit Shtetëror dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ngritën përgjigjen kombëtare të emergjencës ndaj tërmeteve në nivelin II, i dyti më i lartë në sistemin e përgjigjes emergjente me katër nivele të Kinës, bën të ditur “Xinhua”.

Komisioni Kombëtar i Kinës për Reduktimin e Fatkeqësive dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ngritën gjithashtu reagimin kombëtar ndaj fatkeqësive në nivelin III. (Elona)