Ukraina nis karvanin e madh të anijeve me drithëra
2022-09-06 10:59:25
Foto nga VCG
Ministria ukrainase e Infrastrukturës njoftoi se ka nisur tashmë karvanin e madh të anijeve me drithëra deri më tani që nga fillimi i zbatimit të “iniciativës së grurit” të ndërmjetësuar nga OKB-ja, njofton “Xinhua”.
Gjithsej 12 anije u nisën nga portet e Odessa-s, Chornomorsk dhe Pivdennyi të dielën, duke transportuar 282.500 tonë produkte bujqësore në tetë vende, bëri të ditur ministria përmes një njoftimi në “Facebook”. (Fatosi)
Lajmet Kryesore