Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Xinjiang: E vërteta dhe faktet
2022-09-05 18:19:55

Adresa për shkarkimin e raportit"Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Xinjiang: E vërteta dhe faktet"
Lufta e Xinjiang-ut kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është e nevojshme dhe e drejtë. Terrorizmi dhe ekstremizmi janë një armik i përbashkët i njerëzimit dhe lufta ndaj tyre është një objektiv i tërë bashkësisë ndërkombëtare. Forcat terroriste, me anë të dhunës, sabotimit dhe frikësimit, shkelin të drejtat e njeriut, masakrojnë njerëz të pafajshëm, rrezikojnë sigurinë publike dhe krijojnë frikë e panik në shoqëri, duke përbërë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë botërore. Infiltrimi dhe përhapja e ekstremizmit krijon një vatër të nxehtë të dhunës dhe terrorit, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat e njeriut. Të gjitha qeveritë e përgjegjshme duhet të ngrihen kundër të tëra formave të terrorizmit e të ekstremizmit dhe të godasin, në përputhje me ligjin, çdo sjellje që propagandon, orkestron, komploton ose zbaton veprimtari terroriste dhe cenon të drejtat e njeriut.

Veprimtaritë terroriste dhe ekstremiste në Xinjiang kanë qenë të dendura. Në përpjekje për të ndarë Xinjiang-un nga Kina, forcat terroriste dhe ekstremiste janë bashkuar prej kohësh për të krijuar trazira: ato shtrembërojnë, fabrikojnë dhe falsifikojnë historinë e Xinjiang-ut, i zmadhojnë dallimet kulturore ndërmjet kombësive, nxisin përçarjen dhe urrejtjen etnike, cysin fanatizmin fetar dhe përhapin pa pushim ekstremizmin fetar. Veprimtaritë e shumta të dhunshme terroriste që kanë kryer ato kanë minuar rëndë qëndrueshmërinë shoqërore dhe kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut të të gjitha kombësive në Xinjiang. Krimet e tyre janë shumë të neveritshme e nuk mund të falen.

Për disa kohë në të kaluarën, duke përfituar nga realiteti në Xinjiang-un Jugor, si numri i madh i besimtarëve, komunikimi i kufizuar, moszhvillimi industrial, si dhe mungesa e informacionit dhe e njohurive për shkencën moderne, forcat ekstremiste fetare kishin përhapur ekstremizmin fetar, duke bërë që disa njerëz të radikalizoheshin dhe madje të kryenin veprimtari të dhunshme terroriste. Forcat ekstremiste shtrembëruan doktrinat dhe mësimet fetare, dhe qëllimisht e lidhën ekstremizmin me fenë, me besimtarët fetarë dhe me shoqërinë në tërësi. Ato nxitën dhunën për të përmbysur pushtetin politik laik dhe u përpoqën të ndërtonin një shtet sipas ligjeve fetare. Ato mohuan të gjitha konceptet laike dhe përparimin e qytetërimit modern, duke pretenduar se njerëzit duhej të "vdisnin për besimin e tyre, që të hynin në parajsë" dhe duke persekutuar ata që i shihnin si heretikë e të pabesë.

nga VCG

nga VCG