"Air China" dhe "Rolls-Royce" shpallin krijimin e ndërmarrjes së përbashkët
2022-09-05 14:26:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania ajrore kineze "Air China" dhe gjiganti britanik i motorëve "Rolls-Royce" kanë njoftuar krijimin e një ndërmarrjeje të re të përbashkët në Pekin.

Secila prej tyre zotëron 50 për qind të aksioneve me një kontratë me vlerë prej rreth 380 milionë dollarësh amerikanë.

Ndërmarrja e përbashkët do të sigurojë mirëmbajtjen, rregullimin dhe riparimin kapital të tre llojeve të motorëve "Rolls-Royce" të aeroplanëve të "Air China", si edhe gjithashtu të avionëve të tjerë që përdorin këta motorë në Kinë.

Ajo do të arrijë kapacitetin e plotë në mesin e viteve '30 të këtij shekulli dhe mund të lejojë deri në 250 të ashtuquajtura vizita në pikat e riparimit në vit.(Artan/Fani)