Aung San Suu Kyi u dënua me 3 vite të tjera burg, gjithsej 20 vjet
2022-09-05 11:09:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ish-këshilltarja shtetërore e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, u dënua me tre vjet burg për mashtrime zgjedhore në vitin 2020, duke e rritur dënimin e saj total në 20 vjet, njoftoi Ekipi Informativ i Administratës Shtetërore të Mianmarit, citon “Xinhua”.

Ajo, së bashku me ish-presidentin U Win Myint dhe ish-ministrin U Min Thu, u shpallën fajtorë për mashtrim zgjedhor.

Më parë, Aung San Suu Kyi është dënuar për akuza të shumta, duke përfshirë korrupsionin, nxitjen, shkeljen e ligjit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, shkeljen e ligjit të eksportit dhe importit dhe shkeljen e ligjit të komunikimit.

Ajo tashmë ishte dënuar me 17 vjet burgim për këto vepra dhe tani përballet me 20 vjet burg.

Më 1 shkurt 2021, presidenti i Mianmarit, U Win Myint, këshilltarja e Shtetit Aung San Suu Kyi dhe disa zyrtarë të lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD) u arrestuan nga ushtria.

Pritet që gjyqe të tjerë me më shumë akuza kundër Aung San Suu Kyi të pasojnë më tej. (Fatosi)