Raporti: Pekini hyn në shoqëritë me plakje të moderuar
2022-09-04 17:45:06

foto nga VCG

foto nga VCG

Pekini ka hyrë në një shoqëri mesatarisht të plakur që nga viti 2021, sipas një raporti të publikuar gjatë Panairit Ndërkombëtar të Kinës 2022 për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS), bën të ditur “Xinhua”.

Zyra e Komitetit komunal të Punës për Plakjen dhe Shoqata e Pekinit për Plakjen publikuan së bashku raportin në një forum me temë mbi kujdesin e zgjuar shëndetësor për të moshuarit gjatë CIFTIS.

Deri në fund të vitit të kaluar, Pekini pati mbi 4.4 milionë njerëz të popullsisë së tij rezidente të përhershme të moshës 60 vjeç e lart, që përbën më shumë se një të pestën e totalit, thuhet në raport.

Popullsia e moshës 65 vjeç e lart ishte rreth 3.12 milionë, duke zënë 14.24 për qind të totalit, një rritje prej 204.000 krahasuar me vitin 2020. Kjo e bën vitin 2021 vitin me rritjen më të madhe dhe normën më të lartë të rritjes në popullsinë 65 vjeç e lart në pesë vitet e fundit, thuhet në raport.

Sipas standardeve ndërkombëtare, një rajon hyn në një shoqëri me plakje të moderuar kur përqindja e popullsisë së tij të moshës 60 vjeç e lart është midis 20 dhe 30 për qind, ose përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart është midis 14 dhe 20 për qind. (Irma)