ShBA, prindërit shqetësohen për sigurinë në shkollë
2022-09-04 17:17:02

Sipas rezultatit të një sondazhi të publikuar më 1 shtator nga agjencia amerikane “Gallup”, me rastin e fillimit të vitit shkollor, 44 për qind e prindërve amerikanë shqetësohen për sigurinë e jetës së fëmijëve të tyre nëpër shkolla. Kjo shifër është 10 për qind më e lartë në krahasim me vitin 2019, duke shënuar rekord gjatë këtyre 24 viteve. Me tepër se 20 për qind e prindërve të pyetur thanë se fëmijët e tyre i kanë shprehur vullnetarisht shqetësimet për sigurinë në shkolla.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në gjashtë muajt e fundit, në shtete të ndryshme amerikane, kanë ndodhur incidente të rënda me të shtëna armësh. Vetëm në incidentin e maj-it të këtij viti, në shkollën fillore “Robb” të shtetit të Teksasit, u vranë 19 fëmijë dhe 2 mësues. (Wang Lei/ Laçi)