Mbërrijnë në Indonezi dy trena të prodhuar në Kinë
2022-09-03 19:45:20

Një tren elektrik pasagjerësh me shpejtësi të lartë dhe një tren inspektimi, të prodhuar në Kinë dhe të personalizuar për projektin e hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung, mbërritën në portin e Xhakartës / Xinhua

Një tren elektrik pasagjerësh me shpejtësi të lartë dhe një tren inspektimi, të prodhuar në Kinë dhe të personalizuar për projektin e hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung, mbërritën në portin e Xhakartës nga porti kinez i Qingdao, përcjell “Xinhua”.

Kjo dërgesë shihet si një moment historik për hekurudhën në Indonezi dhe është hera e parë që trenat me shpejtësi të lartë të prodhuar në Kinë transportohen në një vend tjetër.

Projektuar dhe prodhuar nga “CRRC Qingdao Sifang Co. Ltd.”, me teknologjinë e avancuar të trenit plumb “Fuxing”, trenat me shpejtësi të lartë kanë një shpejtësi maksimale funksionimi prej 350 km në orë dhe janë projektuar dhe prodhuar sipas standardeve kineze. Ata u përshtatën gjithashtu dhe me mjedisin e funksionimit dhe kushtet e linjës në Indonezi.

Dhjetë trena të tjerë janë planifikuar të transportohen nga Kina në Indonezi në disa faza deri në fillim të vitit 2023.

Trenat në hekurudhën Jakarta-Bandung pritet të shkurtojnë udhëtimin nga më shumë se tre orë në rreth 40 minuta. (Irma)

Një tren elektrik pasagjerësh me shpejtësi të lartë dhe një tren inspektimi, të prodhuar në Kinë dhe të personalizuar për projektin e hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung, mbërritën në portin e Xhakartës / Xinhua