Talentet e reja, shtysa e zhvillimit të teknologjisë shkencore në Kinë
2022-09-01 16:24:21

Li Qinghui kryen një eksperiment në një laborator në Taiyuan, në provincën Shanxi të Kinës veriore, 27 gusht 2022./Xinhua

Li Qinghui kryen një eksperiment në një laborator në Taiyuan, në provincën Shanxi të Kinës veriore, 27 gusht 2022./Xinhua

Në fushën e shkencës hapësinore në Kinë, një numër në rritje i talenteve të reja po marrin hov e po bëhen protagonistë. Ata shihen si e ardhmja e ndritur e vendit në këtë drejtim, duke qenë se identifikohen si energjikë dhe që kanë aftësinë dhe vullnetin për të sjellë inovacion. Të rinjtë po bëhen përcaktuesit e tendencave të teknologjive të ndryshme të fundit në Kinë.

Asambleja e dytë e Shkencës Hapësinore të Kinës, e mbajtur në qytetin Taiyuan, në provincën veriore Shanxi, tërhoqi rreth 500 akademikë dhe ekspertë nga mbi 220 institucione kërkimore, universitete dhe ndërmarrje.

Gjatë eventit katërditor, studiues në fusha të tilla si dizajni i anijeve kozmike dhe shkenca e tokës mbajtën fjalime duke inkurajuar të rinjtë të kontribuojnë në përpjekjet e vendit për eksplorimin e hapësirës.

“Të rinjtë janë energjikë dhe kanë aftësinë dhe vullnetin për të sjellë inovacion”,- deklaroi në fjalimin e tij Sun Zezhou, studiues për dizajnin e anijeve kozmike.

Në fushën e shkencës hapësinore në Kinë, një numër në rritje i talenteve të reja po marrin hov e po bëhen protagonistë.

Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës zbuloi në një konferencë shtypi në janar se mosha mesatare e anëtarëve të ekipit kërkimor të projekteve më të avancuara të shkencës hapësinore të Kinës, si programi për eksplorimin hënor dhe sistemi satelitor i navigimit “BeiDou”, është midis 30 dhe 40 vjeç.

Zhang Aibing, 45 vjeç, u shpërblye për kontributin e tij në shkencën hapësinore të Kinës në ceremoninë e hapjes së këtij eventi. Ai punon në Qendrën Kombëtare të Shkencave Hapësinore të Akademisë Kineze të Shkencave që nga viti 2003.

Gjatë gati dy dekadave të fundit, ai ka marrë pjesë në projekte të shumta të eksplorimit të hapësirës. Mbi 60 për qind e anëtarëve në ekipin hulumtues të udhëhequr nga Zhang janë të moshës nën 40 vjeç.

Ai tha se beson se studiuesit e rinj janë kureshtarë dhe energjikë dhe janë më të mirë në të menduarit jashtë kornizave, gjë që ndonjëherë luan një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e kërkimit shkencor.

Për më tepër, të rinjtë po bëhen përcaktuesit e tendencave të teknologjive të ndryshme të fundit në Kinë.

Sipas një raporti të publikuar në qershor nga Akademia Kombëtare e Strategjisë së Inovacionit, shumica e burimeve njerëzore shkencore dhe teknologjike të Kinës janë të rinj dhe të moshës së mesme. Rreth tre të katërtat e tyre janë të moshës 39 vjeç e lart.

Xinhua

Xinhua

Li Qinghui,  25 vjeçe, po ndjek një doktoraturë në Universitetin Shanxi dhe nuk u kthye në shtëpi për të kaluar pushimet verore këtë vit, për shkak të orarit të ngjeshur të studimeve. Ajo bën pjesë në një ekip kërkimor që po fokusohet në projektimin e një sistemi optik, për të ofruar mbështetje teknike për një observator të valëve gravitacionale me bazë tokësore. Sistemi pritet të ndihmojë në studimin më të mirë të evolucionit të universit dhe të kuptojë lëvizjen e tij.

“Unë kaloj gjashtë ditë të javës në laborator, nga ora 08:00 deri më 22:00”,- tha Li, duke shtuar se ajo është e nderuar që është pjesë e këtij projekti shkencor.

Kina i ka kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe mbështetjes së talenteve. Në një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në prill të këtij viti, u shqyrtua një plan për zhvillimin e talenteve gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).

Në takim u bë thirrje për përshpejtimin e ndërtimit të qendrave të klasit botëror për talentin dhe inovacionin, me Pekinin, Shangain dhe Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao që shërbejnë si zona demonstruese.

Duke bërë thirrje për më shumë përpjekje për të nxitur shkencëtarët me vlerë strategjike dhe për t'i dhënë akses të plotë roleve të tyre, takimi theksoi edukimin e ekipeve udhëheqëse të talenteve dhe inovacionit në shkencë dhe teknologji, si dhe të një numri të madh të inxhinierëve të shquar.

“Shpresoj që talentet e reja të mund të ruajnë kuriozitetin dhe krijimtarinë e tyre dhe të zgjerojnë horizontet e tyre ndërsa bëjnë kërkime shkencore me këmbë në tokë, për të kontribuar në zhvillimin e shkencës hapësinore në Kinë dhe për njerëzimin”,- tha Sun Zezhou, studiues për dizajnin e anijeve kozmike.