Konferenca promovuese për një hapësirë më të mirë kibernetike
2022-09-01 10:45:34

Në Tianjin të Kinës veriore u mbajt konferenca që bëri bashkë ekspertë e profesionistë, për të diskutuar mbrojtjen më të mirë të hapësirës kibernetike. Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi arritjet e ndërtimit të qytetërimit në internet në Kinë dhe diskutuan se si të pasurohet më tej hapësira kibernetike me kulturë të avancuar dhe frymën e kohës. Për çka u fol dhe u arrit në këtë konferencë ndiqni artikullin në vijim të “Xinhua”:


Konferenca promovuese për një hapësirë më të mirë kibernetike


Një konferencë mbi promovimin e qytetërimit në internet, e mbajtur në komunën Tianjin të Kinës veriore, ofroi informacione për ndërtimin e një hapësire më të mirë kibernetike.


foto: IC Photo

foto: IC Photo

Konferenca dyditore e Qytetërimit në Internet në Kinë 2022 përbëhej nga një forum kryesor, një forum për zhvillimin e integritetit në hapësirën kibernetike, 10 nënforume, një ekspozitë dhe evente tematike.


Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi arritjet e ndërtimit të qytetërimit në internet në Kinë dhe diskutuan se si të pasurohet më tej hapësira kibernetike me kulturë të avancuar dhe frymën e kohës.


Si një komponent kryesor i etikës sociale dhe civilizimit në rrethana të reja, qytetërimi në internet është një fushë kyçe për rritjen e fuqisë së Kinës në hapësirën kibernetike.


Me popullsinë më të madhe në botë të përdoruesve të internetit, Kina është në rrugën e duhur për të bërë një kalim nga sasia në cilësi në zhvillimin e hapësirës kibernetike.


Gjatë dekadës së fundit, vendi ka pasur arritje të dukshme në ndërtimin e një hapësire kibernetike të mirëdrejtuar dhe të sigurt, me infrastrukturë të përmirësuar, përparime teknologjike dhe një ekonomi digjitale në lulëzim.


Gjatë viteve 2012-2021, përdoruesit e internetit në Kinë u rritën nga 564 milionë në mbi 1.03 miliardë, duke u renditur të parët në botë.

Ndërkohë, hapësira kibernetike e Kinës ka treguar përmirësime në rritje dhe përpjekjet për të përmirësuar standardet etike dhe për të avancuar civilizimin në hapësirën kibernetike kanë dhënë përparim të dukshëm që nga viti 2012.

foto: IC Photo

foto: IC Photo

Zuo Xiaodong, profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, deklaroi se në procesin e zhvillimit të shpejtë të internetit shfaqen edhe probleme, të tilla si rrjedhja e të dhënave dhe e privatësisë, të cilat, sipas tij, jo vetëm dëmtojnë interesat jetike të përdoruesve të internetit, por pengojnë edhe zhvillimin e shëndetshëm të internetit.


Për të trajtuar këto sfida, gjatë dekadës së fundit Kina ka përmirësuar mekanizmat e saj të menaxhimit dhe llogaridhënies në hapësirën kibernetike, ka krijuar më shumë përmbajtje në internet që ka injektuar energji pozitive në të gjithë shoqërinë dhe ka avancuar sistemin e saj të drejtimit të hapësirës kibernetike.


“Teknologjia e informacionit po ndryshon dhe përparon vazhdimisht, gjë që sjell sfida të reja për sigurinë e rrjetit. Vitet e fundit, me zhvillimin e vazhdueshëm të aftësisë së mbrojtjes së sigurisë së rrjetit të Kinës, është arritur të ngrihet një mur sigurie në rrjet”,- tha Xu Jiduo, drejtues i firmës kineze të sigurisë së internetit “Qihoo 360”.


Kina ka forcuar më tej sistemin e saj të sigurisë kibernetike, duke mbështetur mbrojtjen e infrastrukturës kryesore, sigurinë e të dhënave dhe informacionin personal.


foto: IC Photo

foto: IC Photo

Si pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar sundimin e ligjit në hapësirën kibernetike, janë shpallur mbi 100 ligje dhe rregullore përkatëse, me zbatimin efektiv të ligjit.


Konferenca u bashkorganizua nga Komisioni Qendror i Çështjeve të Hapësirës Kibernetike, Komisioni Qendror për Progresin Kulturor dhe Etik, Komiteti Komunal i Partisë Komuniste të Kinës në Tianjin dhe Qeveria Popullore Komunale në Tianjin.


Konferenca e parë e Qytetërimit në Internet në Kinë u mbajt në Pekin në vitin 2021.