Astronautët e misionit “Shenzhou-14” do të kryejnë aktivitete jashtë stacionit hapësinor
2022-09-01 18:07:19

   Tre astronautë kinezë të misionit "Shenzhou-14"(Foto:VCG)

Tre astronautë kinezë të misionit "Shenzhou-14"(Foto:VCG)

Astronautët e misionit “Shenzhou-14” do të kryejnë të enjten aktivitetin e parë jashtë stacionit hapësinor, deklaroi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).

Tre astronautët kinezë kanë punuar dhe jetuar për 88 ditë në stacionin hapësinor pas nisjes me anijen kozmike “Shenzhou-14”, dhe hynë më 5 qershor në stacionin hapësinor të Kinës.

“Trioja” e ekuipazhit është në gjendje të mirë dhe stacioni hapësinor po funksionon në mënyrë të qëndrueshme. Tashmë janë të tëra kushtet për aktivitetin e parë të daljes jashtë stacionit hapësinor, bëri të ditur CMSA-ja.

Tre astronautët - Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe - do të qëndrojnë në orbitë për gjashtë muaj.

Në 88 ditët e fundit, ata kanë kryer detyra, si transferimi i furnizimeve nga anija kozmike e mallrave për në modulin kryesor, hapja dhe testimi në orbitë i kabineteve të eksperimenteve shkencore dhe i krahut të vogël mekanik të modulit laboratorik “Wentian”, si edhe menaxhimi i stacionit hapësinor.

Ata ka kryer edhe punë të përditshme, si kontrolli mjekësor në orbitë, ushtrimet e mbrojtjes në gjendjen e mungesës së peshës dhe eksperimente hapësinore, duke zhvilluar programe trajnimi, si evakuuimi emergjent, përdorimi i krahut të vogël mekanik dhe përgatitja për dhënien e ndihmës mjekësore.(Zhang Yan/Artan)