CNBC: Normat e vrasjeve në SHBA, në rritje në vitin 2021
2022-09-01 11:29:21

Normat e vrasjeve SHBA (Foto Xinhua)

Normat e vrasjeve SHBA (Foto Xinhua)

Normat e vrasjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten të larta. Në vitin 2021 ndodhën 6 për qind më shumë vrasje në shkallë kombëtare sesa në vitin 2020.  Një statistikë shqetësuese, por sipas “CNBC” më e ulët në krahasim me vitin paraardhës, kur shkalla e vrasjeve në SHBA u rrit gati 30 për qind, citon “Xinhua”.

“Kjo rritje e madhe ishte një kombinim kompleks i faktorëve të lidhur me ose potencialisht të përkeqësuar nga pandemia, por jo në thelb vetë pandemia",- citohet nga rrjeti televiziv Jeff Asher, bashkëthemelues i firmës konsulente të të dhënave “AH Analytics”.

“Pandemia i vendosi individët nën presion të madh”,- tha Thomas Abt, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Drejtësinë Penale.

"Në të njëjtën kohë, ajo shtoi presionin në institucionet që janë përgjegjëse për angazhimin e atyre individëve",- shtoi Abt.

Pandemia ishte një katalizator kryesor në rritjen e numrit të vrasjeve, por nuk ishte faktori i vetëm, vuri në dukje raporti i cili citonte Abt të thoshte se kishte një rritje masive në blerjet ligjore të armëve gjatë pandemisë. (Elona)