Presidenti kinez uron kreun e shtetit të Samoas për rizgjedhjen
2022-09-01 20:19:05

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh urimi Tuimalealiifano Sualauvi Vaaletoa II për rizgjedhjen si kreu i shtetit i Samoas.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Samoa janë vende me partneritet të gjithanshëm strategjik e respekt të ndërsjellë, dhe synojnë zhvillimin e përbashkët, Xi tha se lidhjet dypalëshe kanë bërë përparim të madh që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Samoan, theksoi ai, dhe është e gatshme të punojë me Samoan për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar shkëmbimet miqësore e bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të pasuruar marrëdhëniet dypalëshe, me përfitime për të dy vendet dhe popujt e tyre.(Artan)