Kina kundërshton abuzimin nga ShBA-ja të kontrollit të eksportit me ndalimin e mikroçipave
2022-09-01 20:14:35

Foto:VCG

Foto:VCG

Pala kineze kundërshton me vendosmëri veprimet e fundit të ShBA-së të "abuzimit" me masat e kontrollit tregtar për të kufizuar eksportin në Kinë të produkteve lidhur me gjysmëpërçuesit, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Shu Jueting në një konferencë shtypi të enjten.

Kompania e projektimit të mikroçipave “Nvidia” tha të mërkurën se zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar të ndalojë eksportimin e dy mikroçipave kompjuterikë të përparuar në Kinë për rreziqe të dyshuara të përdorimit ushtarak. Ndalimi përfshin mikroçipin A100 dhe mikroçipin e ardhshëm kryesor të kompanisë H100, të cilët janë mjaft të fuqishëm për të mundësuar përpunimin e inteligjencës artificiale.

Lëvizje të tilla kanë shkelur rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe kanë dëmtuar stabilitetin e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe rimëkëmbjen ekonomike globale, tha Shu.

Në një dokument që i ka paraqitur rregullatorit të letrave me vlerë të ShBA-së, “Nvidia” thotë se do të ketë një humbje prej 400 milionë dollarësh në shitje nga kufizimi i qeverisë amerikane, duke shtuar se kërkesa mund ta detyrojë të kryejë disa operacione jashtë Kinës.

Një stendë e “Nvidia”-s në Konferencën e Informatikës të Hangzhou-t në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, 20 tetor 2021. (Foto:VCG)

Një stendë e “Nvidia”-s në Konferencën e Informatikës të Hangzhou-t në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, 20 tetor 2021. (Foto:VCG)

Më 9 gusht, presidenti i ShBA-së Joe Biden nënshkroi një projektligj me vlerë 52.7 miliardë dollarë për mikroçipat, për të rritur prodhimin e tyre brenda vendit. SIpas projektligjit, kompanitë që marrin subvencione nuk do të shtojë prodhimin e mikroçipave të përparuar në Kinë për 10 vjet, ose përndryshe duhet të paguajnë plotësisht fondet.

Meqenëse zinxhiri i furnizimit të gjysmëpërçuesve është shumë global dhe ndërmarrjet kineze e ato amerikane janë të integruara thellësisht, kufizimet do të prishin zinxhirin global të furnizimit të gjysmëpërçuesve dhe "do të dëmtojnë të tjerët pa sjellë përfitime për veten," theksoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze një ditë pasi ShBA-ja miratoi projektligjin e mikroçipave.(Artan)