Kina bën arritje të dukshme në mbrojtjen e mjedisit
2022-09-01 10:26:52

nga VCG

nga VCG

Kina ka bërë arritje të dukshme në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, vuri në dukje një raport mbi zbatimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, që iu dorëzua për shqyrtim Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, që vijon punimet deri më 2 shtator, raporton “Xinhua”.  

Në vitin 2021, cilësia e ajrit të qyteteve ishte e mirë ose e shkëlqyer për 87.5 për qind të vitit. Numri i ditëve të ndotjes së rëndë të ajrit kishte rënë me 53.6 për qind krahasuar me vitin 2015, kur dhe hyri në fuqi ligji i rishikuar për mbrojtjen e mjedisit, thuhet në raport.  

nga VCG

nga VCG

Vendi gëzon gjithashtu ujë të pastër, lexohet në raport. Përqindja e ujërave sipërfaqësore të shkëlqyera dhe me cilësi të mirë arriti në 84.9 për qind, ndërsa ajo e ujërave sipërfaqësore nën standard të klasës V u ul në 1.2 për qind.  

Për sa i përket parandalimit dhe kontrollit të ndotjes nga mbetjet e ngurta, vendi zbatoi një ndalim të importit të mbetjeve, promovoi klasifikimin e mbetjeve shtëpiake dhe forcoi mbikëqyrjen e mbetjeve të rrezikshme.  

nga VCG

nga VCG

Për shkak të përpjekjeve të zbatimit të ligjit, ekosistemet natyrore janë bërë të qëndrueshme dhe pozitive. Mbulesa pyjore kanë qenë në rritje dhe vendi ka realizuar rritjen më të madhe të burimeve pyjore midis të gjitha vendeve në botë, thuhet në raport.  

Gjithashtu u bënë përpjekje për të nxitur prodhimin dhe përdorimin e energjisë së pastër. Kina ka udhëhequr botën në zhvillimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme, si dhe në prodhimin dhe shitjet e automjeteve me energji të re.  

nga VCG

nga VCG

Raporti vuri në dukje përpjekjet legjislative në mbrojtjen e mjedisit dhe thekson se aktualisht ekzistojnë më shumë se 30 ligje për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, mbi 100 rregullore administrative dhe mbi 1000 rregullore lokale në fuqi.  

Raporti theksoi gjithashtu zbatimin dhe mbikëqyrjen e rreptë të ligjit. Nga viti 2015 deri në vitin 2021, Kina pati 175.000 ndjekje penale kundër 284.000 personave të dyshuar për krime që lidhen me dëmtimin e mjedisit dhe burimeve. Gjykatat në të gjithë vendin trajtuan më shumë se 977.000 çështje mjedisore të shkallës së parë. (Elona)  

nga VCG

nga VCG