SHBA do t'i japë fund programit falas të testimit në shtëpi për Covid 19
2022-08-31 11:11:00

Testimet ne shtepi SHBA (Foto Xinhua)

Testimet ne shtepi SHBA (Foto Xinhua)

Qeveria e SHBA-së do të përfundojë shpërndarjen e saj të kompleteve falas të testimit të Covid 19 për amerikanët të premten për shkak të mungesës së fondeve, njoftuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të lartë të administratës Biden. Porositja përmes këtij programi do të pezullohet të premten, më 2 shtator, sepse Kongresi nuk ka ofruar fonde shtesë për të rimbushur rezervat e testeve, thuhej në faqen e internetit të porositjes për kompletet e testimit, covidtests.gov,citon “Xinhua”. Programi ende pranon porosi deri më 2 shtator. Qeveria amerikane filloi dërgimin e testeve falas në janar, kur varianti Omikron po arrinte kulmin. Sipas një raporti të CNBC, qeveria federale ka shpërndarë rreth 600 milionë teste përmes faqes së saj të internetit për testimin Covid 19. (Elona)