Japoni: Ministria e Mbrojtjes kërkon buxhet rekord mbi 40 miliardë dollarë
2022-08-31 20:48:10

              

Kryeministri japonez Fumio Kishida(Foto:VCG)

Kryeministri japonez Fumio Kishida(Foto:VCG)

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë kërkoi të mërkurën një shpenzim rekord prej 5.59 trilion jenësh (40.35 miliardë dollarë amerikanë) për vitin e ardhshëm fiskal, në përpjekje për të forcuar të ashtuquajturën aftësi mbrojtëse të vendit, përballë sfidave politike, ekonomike dhe shoqërore.

Kërkesa pason rekordin e mëparshëm prej 5.4 trilion jenësh (afro 38.92 miliardë dollarë amerikanë) shpenzime të mbrojtjes për vitin fiskal 2022, si edhe deklaratën e kryeministrit japonez Fumio Kishida se shpenzimet e mbrojtjes gjatë pesë vjetëve të ardhshëm "do të rriten ndjeshëm". "

Kërkesa përshkruan shtatë aspekte që duhen përmirësuar, por brenda këtij objektivi, plani i qeverisë për përmirësimin e aftësive raketore për sulme parandaluese do të hasë në një reagim të fortë publik dhe ndërkombëtar, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me kushtetutën paqësore japoneze të pasluftës.

Sipas analistëve të mbrojtjes, një veprim i tillë, si edhe ndryshimi thelbësor në politikën e mbrojtjes të Japonisë në kundërshtim me kushtetutën e vendit, do të ishte një lëvizje me rrezik për Japoninë për sa i përket mjedisit ushtarak rajonal.(Artan)