Kryeministri kinez uron homologun malajzian për 65-vjetorin e pavarësisë
2022-08-31 15:11:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi  të mërkurën një mesazh homologut të tij malajzian Ismail Sabri Yaakob për ta uruar për 65-vjetorin e pavarësisë së Malajzisë.

Li Keqiang-u u shpreh në mesazh se gjatë 65 vjetëve pas pavarësisë, zhvillimi i Malajzisë ka pasur rezultate të dukshme. Kina dhe Malajzia kanë një fqinjësi të mirë tradicionale dhe janë vende të rëndësishme në zhvillim në rajon e ekonomi të reja me interesa të gjerë të përbashkët. 

"Unë dëshiroj të punoj së bashku me kryeministrin Ismail Sabri Yaakob për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat e për të forcuar bashkërendimin ndërmjet dy vendeve në çështjet ndërkombëtare e rajonale, me synimin për t'i çuar marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh në drejtim të krijimit të bashkësisë me fate të përbashkëta," tha kryeministri Li Keqiang. (Fani)