“Forbes”: Europa është bërë "bota e tretë" e ekonomive perëndimore
2022-08-31 20:05:20

Sipas një artikulli të publikuar ditët e fundit nga uebsajtin e revistës amerikane "Forbes", nën ndikimin e konfliktit ruso-ukrainas,  uljes së treguesve të bursave, nivelit të lartë të inflacionit dhe acarimit të krizës energjetike, "Europa është bërë bota e tretë e ekonomive perëndimore".

Situata e vështirë në Europë është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, një ndër të cilët është ndjekja e politikës së ShBA-së për vendosjen e sanksioneve të gjithanshme ndaj Rusisë, gjë që ka krijuar ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit. Në këto kushte, rrugëdalja për Europën është çlirimi nga “vargonjtë” e ShBA-së, politika e pavarur e jashtme dhe autonomia strategjike.