Nga vjen reputacioni i Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës?
2022-08-31 20:32:31

 Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës, 29 gusht 2022, Pekin(Foto:VCG)

"Jemi përfitues të drejtpërdrejtë të Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës”, tha Wanna Lorluelert, drejtore e menaxhimit të parkut industrial në Borthong të Tajlandës. Kjo është hera e tretë radhas që institucioni i saj merr pjesë në takimet e biznesit në internet të Panairit. Sipas saj, nëpërmjet kësaj platforme, parku industrial i Borthong-ut ka gjetur klientë kinezë për krijimin e biznesit, duke përdorur edhe teknologji të reja nga Kina.

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, ky është vetëm një nga rolet e Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Që nga viti 2012, kur filloi të organizohet, Panairi ka fituar një reputacion të mirë te ndërmarrjet botërore, duke u bërë ekspozita më e madhe në botë në fushën e tregtisë së shërbimeve, e cila mbulon 12 sektorët kryesorë të shërbimeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Për këtë arsye, edicioni i sivjetshëm i Panairit, që u hap sot, ka tërhequr mbi 400 ndërmarrje të fuqishme ndërkombëtare të marrin pjesë me prani fizike ose në internet.

Nga vjen ky reputacion? Sipas komentit të CMG-së, arsyeja është forca tërheqëse e tregut gjigant të Kinës.

 Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës, 29 gusht 2022, Pekin(Foto:VCG)

Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës, 29 gusht 2022, Pekin(Foto:VCG)

Gjatë dekadës së kaluar, vëllimi i tregtisë së shërbimeve të Kinës u rrit 1.49 herë, ndërkohë  që vëllimi i import-eksportit të shërbimeve pati një rritje mesatare vjetore 6.1%, 3.1 pikë përqindje më e lartë se rritja globale, duke ruajtur vendin e dytë në botë. Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia ndërkufitare në shërbime e Kinës u shtua  21.6 %, nga e cila rritja në fushën e telekomunikacionit, të kompjuterave dhe të informacionit ishte 1.2 herë. Ndërkohë, nëpërmjet Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës, shumë kompani të huaja kanë gjetur mundësi të hyjnë në tregun kinez.

Për shembull, sivjet ambasada italiane, Komisioni i Tregtisë së Jashtme i Italisë, Dhoma e Tregtisë Kinë-Itali, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Italisë dhe 15 kompani italiane formuan delegacionin shtetëror të Italisë që merr pjesë në panair. Këto 15 kompani janë nga fushat e kërkim-zhvillimit, shërbimeve ushqimore, projektimit industrial, informacionit etj.

 Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës, 29 gusht 2022, Pekin(Foto:VCG)

Panairi Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës, 29 gusht 2022, Pekin(Foto:VCG)

“Shkurtimi gjithnjë e më tepër i listave negative, përmirësimi i pandërprerë i ligjit të investimeve të huaja, 21 zona pilot të tregtisë të lirë... të gjitha këto masa po shtojnë forcën tërheqëse të Kinës ndaj investimeve të huaja, duke pasqyruar vullnetin e saj për nxitjen e hapjes në nivel të lartë. Kjo jo vetëm do t’i japë hov ekonomisë kineze, por edhe do t’i ofrojë rigjallërimit të ekonomisë botërore fuqinë e Kinës,” përfundon komenti.(Zhang Yan/Artan)