Kalimi i luftanijeve amerikane është monitoruar
2022-08-30 11:30:11

Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore është në gatishmëri të lartë dhe mbetet e gatshme për të penguar çdo provokim, tha në një deklaratë të dielën, koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënës i komandës, njofton Xinhua.

Komentet erdhën pasi dy anije luftarake të Shteteve të Bashkuara lundruan nëpër ngushticat e Tajvanit.

Kryqëzorë amerikanë Chancellorsville dhe Antietam lundruan nëpër ngushticat e Tajvanit të dielën, me SHBA-në që publikisht e reklamuan udhëtimin, tha Shi.

Ai tha se komanda e Teatrit ka gjurmuar dhe monitoruar kalimin e anijeve dhe ka gjithçka nën kontroll.

Ky tranzit ishte operacioni i parë i tillë nga Marina e SHBA-së që kur Ushtrisë Çlirimtare Popullore kreu stërvitje ushtarake rreth Tajvanit në përgjigje të një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në fillim të këtij muaji, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Kina kontinentale.

Yuan Zheng, zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Amerikane të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, tha se kalimi i anijeve luftarake nëpër ngushticat nuk ishte befasues, pasi ka ndodhur afërsisht një herë në muaj që kur administrata Joe Biden mori detyrën.

Anijet amerikane nuk kaluan gjatë stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë të PLA në ngushticat për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak që mund të përshkallëzojë më tej tensionet, tha Yuan.

"Por nuk mund të tregonte dobësi dhe kalimi ishte i detyruar të ndodhte në fund të muajit," tha ai, duke shtuar se duke bërë kalimin të dielën, SHBA-të treguan se nuk do ta lënë të qetë çështjen e Tajvanit.

Tranziti vazhdoi të dërgonte sinjale mbështetjeje për forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe gjithashtu mbarti një provokim të nënkuptuar ndaj Kinës, tha Yuan.

Ai tha se kjo ishte sjellje hegjemoniste, pavarësisht se SHBA i cilësonte veprimet e saj si ruajtjen e të ashtuquajturës paqe dhe stabilitet rajonal, pasi u përpoq të ruante statusin e "një Kine " për një kohë të pacaktuar.

Ushtria Çlirimtare Popullore monitoroi lëvizjet ushtarake amerikane në ngushticat e Tajvanit dhe veproi në përputhje me rrethanat, tha Yuan, duke shtuar se "efekti i një provokimi të tillë është i kufizuar dhe nuk do të lëkundë vendosmërinë e Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe ribashkimin e plotë kombëtar".(Fatosi)