Mbi 33 milionë njerëz, 72 rrethe të Pakistanit të prekur nga përmbytjet
2022-08-30 10:55:31

nga VCG

Mbi 33 milionë njerëz dhe 72 rrethe janë prekur nga fatkeqësia e vazhdueshme e përmbytjeve në Pakistan të shkaktuara nga shirat e musonit të këtij sezoni që filluan në mes të qershorit, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA) citon Xinhua.

Sipas një raporti të lëshuar nga NDMA të dielën, provinca jugore Sindh e vendit mbeti rajoni më i goditur pasi 23 nga rrethet e saj dhe mbi 14.5 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet. Raporti shtoi se Balochistani jugperëndimor ishte provinca e dytë më e prekur, me më shumë se 9 milionë të popullsisë së saj dhe 31 rrethe të vuajtura.

nga VCG

Vendi pësoi një rritje prej 188 përqind të reshjeve gjatë gjithë këtij sezoni deri më 28 gusht, në krahasim me mesataren e reshjeve gjatë tre dekadave të fundit, thuhet në raport, duke shtuar se reshjet mesatare 30-vjeçare në Pakistan kanë qenë 135 mm ndërsa gjatë këtij muson shkoi deri në 390 mm.

nga VCG

NDMA tha se provinca Sindh regjistroi një rritje prej 470 përqind të reshjeve, me 697 mm këtë sezon krahasuar me 122 mm të reshjeve mesatare në 30 vitet e fundit, e ndjekur nga provinca Balochistan e cila dëshmoi një rritje prej 411 përqind.(Fatosi)