ShBA, afro 20 milionë familje kanë shtyrë pagesën e ujit dhe të energjisë
2022-08-30 20:53:34

Rrjeti i shpërndarjes së elektrikut, shtet Teksas(Foto:VCG)

Rrjeti i shpërndarjes së elektrikut, shtet Teksas(Foto:VCG)

Sipas njoftimit të agjencisë amerikane të lajmeve “Bloomberg News”, afro 20 milionë familje në ShBA kanë pagesa të pashlyera për përdorimin e ujit dhe të energjisë elektrike, ose 1/6 e gjithë familjeve të vendit. Për këtë, Shoqata Kombëtare e Ndihmës për Energjinë (NEADA) komentoi se ky është niveli më i lartë historik.

Nga shkurti i vitit 2020, numri i klientëve familjarë të Kompanisë së Energjisë Elektrike dhe Gazit të Paqësorit në Kaliforni që kanë pagesa të vonuara, u rrit mbi 40 %, ndërsa në shtetin e Nju-Xhersit, shifra u shtua mbi 30 % që nga marsi. Arsyeja kryesore e kësaj dukuire është rritja e vrullshme e çmimit të energjisë elektrike.

Siç mësohet, në korrik çmimi mesatar i energjisë elektrike u rrit 15% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2006 kur filloi regjistrimi.