Tërheqja amerikane nga Afganistani (Foto Euronews.al)
Një vit më parë, forcat e mbetura ushtarake amerikane u larguan nga Afganistani, gjë që i dha fund luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara, kujtoi të shtunën CGTN.
Tërheqja pësoi dy javë kaos, ndërsa më shumë se 120,000 njerëz u evakuuan.
Një ditë pas kësaj, presidenti i SHBA Joe Biden pretendoi se SHBA duhet të mësonte nga gabimet e saj dhe tërheqja shënoi fundin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të "ribërë" vendet e tjera.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni do të punojë më shumë për angazhimin diplomatik me Kabulin.
Uashingtoni dhe talebanët nënshkruan një marrëveshje paqeje në vitin 2020, me shpresën se talebanët do të merrnin pjesë në negociatat e paqes me qeverinë afgane. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kishin filluar të tërhiqnin trupat e tyre përpara se të fillonin bisedimet e paqes.
Talebanët u ndjenë të guximshëm nga tërheqja e shpejtë e SHBA-së dhe shpejt morën kontrollin e disa kryeqyteteve provinciale dhe më pas të gjithë vendit brenda pak muajsh. Nga mesi i gushtit 2021, qeveria qendrore u shemb kur talebanët pushtuan kryeqytetin, Kabulin.
Presidenti Biden mori përgjegjësinë, por fajësoi liderët politikë afganë se "u dorëzuan dhe u larguan nga vendi".
Përveç ish-partnerëve të tij, ai fajsoi dhe ish paraardhëin e tij Donald Trump duke thënë se Marrëveshja e Dohas që Trump kishte nënshkruar me talebanët në vitin 2020 çoi në tërheqjen kaotike.
Një vit pas tërheqjes së amerikanëve afganët po vuajnë dhe vazhdojnë të jetojnë nën sanksionet e vendosura nga SHBA, vendi që u zotua t'i shpëtojë ata fillimisht.