Xi Jinping-u dërgon mesazh ngushëllimi për përmbytjet në Pakistan
2022-08-29 21:00:02

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh ngushëllimi homologut të vet pakistanez Arif Alvi lidhur me përmbytjet katastrofike të ndodhura ditët e fundit në Pakistan.

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje që, si partnerë strategjikë në çdo situatë  dhe vende me miqësi të ngushtë, Kina dhe Pakistani e kanë ndihmuar njëri-tjetrin në kohë të vështira, duke përballuar së bashku fatkeqësitë e rënda natyrore. Pas përmbytjeve në Pakistan, Kina u përgjigj menjëherë dhe do të vazhdojë t’i ofrojë palës pakistaneze ndihmën e duhur për punën e shpëtimit. “Jam i bindur se, me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe të popullit pakistanez, do ta kapërceni fatkeqësinë dhe do të rindërtoni shpejt zonat e prekura,” tha presidenti kinez në mesazh.

Po atë ditë, edhe kryeministri kinez Li Keqiang i shprehu homologut pakistanez ngushëllime.

Mbi 33 milionë veta dhe 72 distrikte në Pakistan janë ndikuar nga fatkeqësia e përmbytjeve që u shkaktuan nga shirat e monsunit, që filloi nga mesi i korrikut.(Zhang Yan/Artan)