Investimi në transportin ujor zgjeron kapacitetin
2022-08-28 13:40:51

Kina ka promovuar transportin ujor për të rritur lidhjen e rrjetit të rrugëve ujore duke përmirësuar investimet në këtë sektor, citon China Daily Ministrinë e Transportit.

Transporti ujor ka përfitimet e kapacitetit të madh, më pak ndotje, kosto të ulët dhe konsum të ulët të energjisë. Kina synon të promovojë transportin ujor, një mjet miqësor ndaj mjedisit  për të ristrukturuar mënyrën e transportit. Si pjesë përbërëse të sistemit, portet dhe rrugët ujore janë qendra dhe kanale thelbësore të rrjetit gjithëpërfshirës kombëtar të transportit, tha në një konferencë shtypi të enjten Su Jie, zëvendësdrejtor i departamentit të planifikimit të përgjithshëm të Ministrisë së Transportit.

Anijet për transportimin ujor, Hukou, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Anijet për transportimin ujor, Hukou, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Në 10 vitet e fundit, sektori i transportit ujor i Kinës ka bërë arritje të jashtëzakonshme. Shkalla e infrastrukturës së transportit ujor ka mbetur nr 1 në botë. Kapaciteti i shërbimit për transportin ujor është përmirësuar për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik, tha ai.

Deri në fund të vitit të kaluar, Kina kishte 20,867 vendkalime për pëpunim në porte. Midis tyre, 2,659 shtretër mund të strehojnë anije të mëdha me zhvendosje prej më shumë se 10,000 tonë metrikë. Gjatësia e rrugëve ujore të brendshme të lundrueshme është zgjeruar në 128,000 kilometra.

Rrjeti i rrugëve ujore, duke përfshirë kanalet bregdetare dhe rrugën ujore të brendshme të lumit Yangtze, lidh sisteme të tjera transporti si hekurudhat dhe rrugët nëpërmjet porteve, tha ai, duke shtuar se lidh rajone të ndryshme të Kinës, si dhe të botës.

Kapaciteti i zinxhirëve të furnizimit të logjistikës nga uji është përmirësuar. Transporti ujor ka marrë përsipër një sasi të madhe të transportit ndërrajonal të mallrave dhe rreth 95 për qind të transportit të importit dhe eksportit. Sidomos që nga pandemia, transporti ujor ka mbetur i qetë dhe i rregullt, shtoi ai.Vitin e kaluar, portet e Kinës trajtuan 15.5 miliardë tonë mallra, një rritje prej 6.8 përqind nga viti në vit.

Në gjysmën e parë të këtij viti, janë bërë përpjekje për të forcuar planifikimin e ndërtimit të rrugëve ujore bregdetare dhe të brendshme, për të promovuar infrastrukturën e transportit ujor dhe për të zgjeruar investimet në ndërtimin e infrastrukturës së transportit ujor, tha Zheng Qingxiu, nënkryetar i zyrës së transportit ujor të ministrisë. Më shumë investime janë dhënë për ndërtimin e rrugëve ujore, vuri në dukje ai.

Nga janari në qershor, ndërtimi i transportit ujor kombëtar ka parë investime prej 73.5 miliardë juanë (10.7 miliardë dollarë), një rritje nga viti në vit prej 4.7 përqind. Në qershor, ndërtimi i transportit ujor përfundoi një investim prej 17.6 miliardë juanë, një rritje prej 20.2 përqind nga viti në vit.

Muajin e kaluar, investimi mbajti një rritje nga viti në vit prej 21.8 për qind, duke mbajtur një vrull të mirë rritjeje.(Fatosi)