Kina në epokën e re, prodhimet vizuale jua sjellin më afër
2022-08-28 15:01:55

Për t'i paraqitur botës një panoramë më të qartë të Kinës, Rrjeti Ndërkombëtar Televiziv i Kinës (CGTN), bashkë me Qendrën e Programit të Gjuhëve Europiane dhe të Amerikës Latine, do të nxjerrin një sërë prodhimesh mediatike me temën “Kina në epokën e re” për audiencën botërore nëpërmjet platformave shumëgjuhëshe.

Shikuesit në mbarë botën mund të shijojnë që nga gushti i këtij viti programe për zhvillimin dhe ndryshimet që ka përjetuar Kina në dekadën e kaluar, si dhe rrugën e zhvillimit e kulturën e pasur kineze.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Në vijim janë detaje të produkteve përkatëse.

 

Çdo njeri është i rëndësishëm:

Kina në një dekadë

Kina në një dekadë(Foto:CGTN)

Me 36 histori të banorëve të thjeshtë, “Kina në një dekadë” eksploron transformimin e Kinës në fusha të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin me cilësi të lartë, qeverisjen, zhvillimin kulturor dhe lulëzimin global.

 

Kina në sytë e botës

Citimet klasike nga Xi Jinping(Foto:CGTN)

Citimet klasike nga Xi Jinping(Foto:CGTN)

Në “Citimet klasike nga Xi Jinping”, drejtuesit në pesë gjuhë do të zbulojnë historitë që qëndrojnë prapa citimeve të letërsisë së lashtë, dhe do të diskutojnë për bazën kulturore të popullit kinez.

Te “Rrëfimi im mbi Kinën”, gazetarët vendës e të huaj do të udhëtojnë nëpër botë, duke sjellë tregime autentike për zgjidhjet e Kinës lidhur me problemet vendore dhe botërore.

Rruga e Kinës, një dekodim panoramik(Foto:CGTN)

Rruga e Kinës, një dekodim panoramik(Foto:CGTN)

Te “Rruga e Kinës, një dekodim panoramik”, udhëheqësit botërorë dhe studiuesit globalë do të dekodojnë rrugën e ndjekur nga Kina nëpërmjet ndarjes së mendimeve të tyre mbi qeverisjen e këtij vendi. Dokumentari synon ofrimin e një pikture gjithëpërfshirëse të Kinës.

Të rinjtë latinoamerikanë në zonat rurale të Kinës” do të paraqesë udhëtimet e tre latinoamerikanëve në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore për të studiuar modelin e zhvillimit rural kinez.

Në rrugë(Foto:CGTN)

Rrëfimi im mbi Kinën(Foto:CGTN)

Te “Në rrugë”, të ftuarit nga vende të ndryshme jetojnë në krahina të ndryshme të Kinës si banorë vendorë. Dokumentari pasqyron ndryshimet në jetën e përditshme të njerëzve të sjella nga zhvillimi i gjelbër i ekonomisë detare, transformimi tekniko-shkencor i sektorit bujqësor dhe rigjallërimi rural.

 

Nga varfëria në lulëzim, rruga e Kinës drejt modernizimit

Punë për të ardhmen(Foto:CGTN)

Punë për të ardhmen(Foto:CGTN)

Në dokumentarin “Kina në shifra”, 12 seri do të tregojnë me anë të statistikave transformimin e Kinës në një gamë të gjerë fushash, si ekonomia, zbutja e varfërisë, infrastruktura,  arsimi, shkenca e teknologjia, kultura dhe sporti.

Te “Modernizimi për 1.4 miliard”, gazetarët e CGTN-it do të shkojnë në krahina të ndryshme të Kinës, qoftë metropole apo fshatra të largëta, për të ofruar një këndvështrim të thellë për përparimet dhe sfidat gjatë modernizimit të vendit. Në dokumentar diskutohen procesi dhe karakteristikat e rrugës unike të Kinës drejt modernizimit, duke përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë për këtë çështje, dhe domethëniet e këtij modeli zhvillimi në përmasë botërore.

Pas eliminimit të varfërisë ekstreme, Kina synon realizimin e lulëzimit të gjithanshëm para fundit të vitit 2050. Si të arrihet ky objektiv? Dr. Robert Lawrence Kuhn do t'i përgjigjet kësaj pyetjeje në dokumentarin “Rruga drejt lulëzimit të përbashkët”.

Gjurmët e karbonit të njerëzimit” është një dokumentar shkencor që diskuton situatën aktuale të krizës energjetike e klimatike të botës dhe se si zhvillimi i qytetërimit njerëzor ndërthuret me Nënën Natyrë. Filmi shpjegon gjithashtu dy objektivat e Kinës në fushën e karbonit, që janë përkatësisht arritja e kulmit të lëshimit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe realizimi i asnjanësimit të karbonit para fundit të vitit 2060, duke paraqitur njëkohësisht përpjekjet e Kinës për t’i vënë këto objektiva në jetë.

Punë për të ardhmen” përbëhet nga disa pjesë që trajtojnë profesionet e reja të lindura vitet e fundit, si menaxheri i sigurisë ushqimore, kujdestari i bujtinave, eksperti i matjes së rezervimit të karbonit etj.

 

E larmishme dhe gjithëpërfshirëse, bukuria e kulturës kineze

Mençurinë ushqimore(Foto:CGTN)

Mençurinë ushqimore(Foto:CGTN)

Dinastia Song në pikturë” përbëhet nga një sërë episodesh artistike që zbërthejnë estetikën kineze nëpërmjet përshkrimit në piktura të stilit të jetës në dinastinë Song. Me dizenjim inovativ dhe ndërveprime, dokumentari ofron një eksperiencë mahnitëse vizuale nëpërmjet grafikash, ilustrimesh dhe imazhesh të vizatuara me dorë, duke ecur së bashku me shikuesit në një udhëtim në thelbin e kulturës tradicionale kineze.

Ndërsa “Trashëgimtarë” do të trajtojë trashëgimitë kulturore jomateriale të Kinës dhe historinë prapa tyre.

Atmosferë” do të shpërfaqë prirjet kulturore rinore dhe mendimet e mençurinë e mjeshtërve. Dokumentari shtjellon nga një perspektivë e re shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës.

Në “Mençurinë ushqimore”, drejtuesit e CGTN-it, nëpërmjet eksplorimit të ushqimit të shijshëm, do të zbulojnë se si ushqimi përcakton identitetin dhe banorët e një qyteti, duke paraqitur larminë kulturore kineze.

 

Festivali i Dokumentarëve për audiencën afrikane(Foto: CGTN)

Festivali i Dokumentarëve për audiencën afrikane(Foto: CGTN)

Ditët e fundit, CGTN-i nisi Festivalin e Dokumentarëve të vitit 2022 për audiencën afrikane, me praninë e ambasadorëve në Kinë të vendeve si Benini, Kameruni, Gaboni, Senegali, Tanzania, Zimbabvet etj. Kjo është hera e parë që në festival organizohet një edicion i veçantë për një rajon.

Siç mësohet, 30 media dhe institucione nga 20 vende afrikane do të marrin pjesë në festival, duke sjellë produktet e tyre për audiencën vendore.(Zhang Yan/Artan)