Legjislatura më e lartë e Kinës do të krijojë dhjetë zyra të tjera kontakti
2022-08-27 13:16:22

Përfaqësues të Asamblesë Popullore takohen me banorë për të mbledhur opinione publike,distrikt Tuzhu, qytet Chongqing, 31 mars 2022(Foto:VCG)

Përfaqësues të Asamblesë Popullore vendore takohen me banorë për të mbledhur opinione publike,distrikt Tuzhu, qytet Chongqing, 31 mars 2022(Foto:VCG)

Komisioni i Çështjeve Legjislative i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (NPC) do të krijojë dhjetë zyra të tjera lokale legjislative për të përmirësuar platformat dhe mjetet përmes të cilave publiku i gjerë mund të shprehë opinione, sipas njoftimit të premten të  një zëdhënësi legjislativ, cituar nga Xinhua.

Zyrat e reja do të vendosen në 10 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Shanxi, Mongolia e Brendshme, Liaoning, Jilin, Heilongjiang, Yunnan dhe Tibet, tha Yang Heqing, një zëdhënës i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm NPC, u tha në konferencë për shtyp. Së bashku me 22 zyrat lokale të kontaktit legjislativ të ngritur tashmë nga komisioni që nga korriku 2015, zyrat e kontaktit legjislativ do të mbulojnë 31 provinca, rajone autonome dhe bashki në Kinë.

Lëvizja e legjislaturës më të lartë ka frymëzuar komitetet e përhershme të asambleve popullore provinciale dhe bashkiake për të krijuar më shumë se 4,700 zyra të tyre legjislative, duke e bërë më të përshtatshëm për publikun që të kontaktojë ligjvënësit dhe të kontribuojë në legjislacion.