Ekonomia digjitale ndihmon në fuqizimin e zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës
2022-08-26 10:48:09

Një sistem digjital, që lidh 1 milion inxhinierë elektronikë të kërkimit dhe zhvillimit, 100,000 fabrika në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme dhe klientë nga më shumë se 210 vende, shfaq informacion të menjëhershëm në “Jiangxi Jiepei Industrial Internet Co., Ltd.” në Shangrao  të provincës Jiangxi në Kinën Lindore.


Foto:VCG

Foto:VCG

Menaxheri i Përgjithshëm, Huang Cheng, tha se përmes këtij sistemi digjital të vetëzhvilluar, kompania mund të gjurmojë dhe analizojë përparimin e detajuar të porosive në kohë reale, për të siguruar që çdo porosi të kryhet sipas planit.


Ky është një mikrokozmos i zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë të Kinës, i nxitur nga ekonomia digjitale.


Më shumë se 300 ekspertë të ekonomisë digjitale, duke përfshirë profesionistë, studiues dhe drejtues biznesi, ndanë arritjet më të fundit në ekonominë digjitale të Kinës dhe diskutuan zhvillimin e saj të ardhshëm në Konferencën e Industrisë së Ekonomisë Digjitale të Kinës 2022 të mbajtur në Shangrao nga 20 deri më 21 gusht.


Xu Yanhao, zëvendëssekretari i Partisë i Shoqatës Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë, tha se zhvillimi i ekonomisë digjitale është bërë çelësi për arritjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.


Kina ka nxjerrë një sërë politikash dhe masash për të promovuar zhvillimin e ekonomisë digjitale, shtoi Xu.


Të dhënat tregojnë se shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës u rrit nga 11 trilionë juanë (1.6 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2012 në 45.5 trilionë juanë në vitin 2021, duke përbërë 39.8 për qind të PBB-së së vendit në 2021-shin.


"Si një nga vendet më aktive në botë në zhvillimin digjital, Kina ka përshpejtuar transformimin digjital të industrive të saj tradicionale dhe ka përshpejtuar inovacionin në skenarë të shumëfishtë aplikimesh, si qeverisja sociale, shërbimet publike, prodhimi dhe mjetet e jetesës",- tha Lyu Weiping, zëvendësmenaxher i përgjithshëm  i “China Electronics Technology Group Corporation”.


Një letër e bardhë, e sapopublikuar, mbi ekonominë digjitale globale vë në dukje se shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës është renditur e dyta globalisht për shumë vite.


Wang Ning, president i Dhomës Elektronike të Tregtisë të Kinës, tha se të gjitha palët duhet të kryejnë kërkime bashkëpunuese mbi teknologjitë bazë, të përdorin plotësisht avantazhet e të dhënave masive dhe skenarëve të pasur të aplikimit, të promovojnë integrimin e thellë të teknologjive digjitale dhe ekonominë reale, të avancojnë transformimin digjital në të gjithë sektorët dhe bashkërisht të krijojnë një ekosistem inovativ për ekonominë digjitale.


"Kina duhet të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën digjitale, të vendosë standarde, rregulla dhe skema qeverisjeje për teknologjitë, produktet dhe shërbimet digjitale dhe ta bëjë ekonominë digjitale më të hapur dhe gjithëpërfshirëse",- tha Xu.