Presidentët e Kinës dhe Koresë së Jugut shkëmbejnë letra urimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
2022-08-26 11:39:42

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij koreanojugor Yoon Suk-yeol kanë shkëmbyer letra urimi për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Foto

Foto

Në letrën e vet të urimit, presidenti Xi shkruan se marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur rezultate të frytshme në 30 vjetët e fundit, duke sjellë përfitime të mëdha për të dy vendet dhe duke dhënë kontribute të rëndësishme për paqen rajonale dhe botërore.

Ai u shpreh i gatshëm të shtojë komunikimin strategjik me presidentin Yoon, duke e vënë fokusin te bashkëpunimi, për të krijuar një të ardhme më të mirë për të dy vendet.

Yoon, nga ana e tij, bëri thirrje për eksplorimin e drejtimeve të reja të bashkëpunimit dhe nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në një drejtim më të pjekur dhe më të shëndetshëm.

Ai sugjeroi që të dy palët të mbajnë shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë dhe të forcojnë bashkëpunimin në fushat e zinxhirit të furnizimit, mjedisit dhe ndryshimit klimatik. (Çang Çuo)