Pekin, nis Veprimtaria e Transmetimit dhe Shkëmbimit të Videove Kinë-Rusi
2022-08-26 21:04:51

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Të premten u mbajt në Pekin ceremonia e nisjes së Veprimtarisë së Transmetimit dhe Shkëmbimit të Videove Kinë-Rusi, e sponsorizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe ambasada ruse në Kinë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ambasadori rus në Kinë Andrey Denisov dhe presidenti i CMG-së Shen Haixiong, presidenti i Korporatës Shtetërore Mbarëruse të Transmetimeve Televizive dhe Radiofonike Oleg Dobrodeyev, presidenti i Gazetës Ruse Pavel Negoitsa, anëtarët e Këshillit Redaktues të CMG-së Xing Bo dhe Fan Yun dhe këshilltari i Departamentit të Çështjeve Euroaziatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhang Wei etj.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Fan Yun tha në fjalën e tij se videoja është një bartës i gjallë që regjistron ndryshimet e kohërave, dëshmon zhvillimin e vendit dhe promovon mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve. Stacioni kryesor do ta marrë Veprimtarinë e Transmetimit dhe Shkëmbimit të Videove Kinë-Rusi si një mundësi për të thelluar vazhdimisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin me mediat ruse, për të promovuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë midis popullit kinez e popullit rus dhe për të forcuar miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Rusisë. .

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Andrei Kondrashov, nënkryetar i Korporatës Shtetërore Mbarëruse të Transmetimeve Televizive dhe Radiofonike, në një videofjalim, tha se kjo veprimtari do të promovojë më tej bashkëpunimin ndërmjet mediave të dy vendeve në fusha të ndryshme.