Tiranë, në Muzeu Historik Kombëtar rritet numri i vizitorëve
2022-08-26 11:03:57
Foto: Tirana.al
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është kthyer në një qendër shumëfunksionale, shkruhet në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka ardhur në rritje gjatë këtyre muajve.
Fondi i pasur është një faktor që sjell numër të madh vizitorësh. Dhjetëra mijëra objekte, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, të cilat përbëjnë thesarin e këtij muzeu, janë në dispozicion të vizitorëve vendas e të huaj.
Në Muzeun Historik Kombëtar, jo vetëm mirëpriten vizitorët e shumtë, por organizohen edhe veprimtari përkujtimore për historinë e vendit, si dhe konferenca të mirëfillta shkencore.(Fatosi)
Lajmet Kryesore